Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës njofton se në fundjavë do të mbajë mot i qëndrueshëm.
Njoftimi i IHMK-së:
Do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Si pasojë e ç ‘vendosjes së rrymave ajrore nga veriu në lindje e të cilat më tej nën ndikimin e fushave anticiklonike do të shtrihen mbi territorin tonë duke ndikuar edhe më tej në përmirësimin e kushteve meteorologjike. Temperaturat do të jenë mbi vlerat e mesatareve në të dy vlerat ekstremale .Minimalet do të lëvizin nga -1deri 0 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 9-11 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga juglindja e lehtë deri mesatare.