KFOR-i deklarohet për raportimet se do të ketë trazira në Kosovë

Kosova

KFOR-i deklarohet për raportimet se do të ketë trazira në Kosovë

Më: 8 janar 2018 Në ora: 20:53
KFOR-i

KFOR-i ka përgënjeshtruar komandantin e ushtrisë serbe, Lubisha Dikoviq se në Kosovë mund të ketë trazira.

Dikoviq kur vizitoi ushtarët serb në kufi me Kosovën, u tha atyre  se ka marrë informacione nga komandanti i KFOR-it se mund të ketë trazira në kufi dhe në brendi të Kosovës.

Por zëdhënësi i KFOR-it në Kosovë, Vincenzo Grasso nuk e ka idenë pse gjenerali Dikoviq një ditë më parë të ketë dhënë një deklaratë të tillë.

Sipas misionit të NATO-s, kufijtë janë të sigurt dhe se nuk ka shenja për tensione.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat