Këto janë komunat më të varfra në Kosovë

Kosova

Këto janë komunat më të varfra në Kosovë

Më: 24 janar 2018 Në ora: 23:12
Ilustrim

Në Kosovë ende ekziston një numër i madh i familjeve që përfitojnë nga ndihmat sociale.

Megjithëse është shënuar një rënie e lehtë, deri në shtator të vitit të kaluar numri i familjeve që kanë përfituar nga skemat e ndihmës sociale ka qenë 25 mijë e 472, me gjithsej 104 mijë e 90 anëtarë.

Kështu ka deklaruar, shefja e Divizionit të Statistikave Sociale, Naime Rexhepi, e cila ka thënë se ende nuk janë publikuar të dhënat nga shtatori i vitit 2017 e këndej.

“Sipas gjendjes së muajit shtator 2017 (këto janë të dhënat e fundit të publikuara), numri i familjeve që kanë përfituar nga skema e ndihmës sociale ishte 25,472 me gjithsej 104,090 anëtarë”, ka thënë Rexhepi.

Ndërsa, sipas saj, krahasuar me vitin 2016 ka një rënie prej 3 për qind të familjeve që kërkojnë ndihma sociale.

“Krahasuar me vitin 2016 (gjendjes së muajit dhjetor 2016 ku ishin 26,302 familje përfituese), del se kemi rënie të numrit të familjeve që përfitojnë nga skema e ndihmës sociale për 830 familje ose shprehur në përqindje 3%”, është shprehur më tutje ajo.

Ndërsa, sa i përket komunës e cila ka numrin më të madh të familjeve përfituese nga skemat sociale, apo që llogaritet si komuna më e varfër edhe në këtë vit del të jetë Mitrovica.

Sipas këtyre statistikave, vetëm në Mitrovicë marrinë ndihma sociale 2 mijë e 217 familje me gjithsej 9 mijë e 249 anëtarë.

Kjo renditje nuk ka lëvizur për vite me radhë, ku pas kësaj komune është Prishtina, pastaj komuna e Gllogocit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat