Kyçjet ilegale dëmtojnë rrjedhën e ujërave atmosferike

Kosova

Kyçjet ilegale dëmtojnë rrjedhën e ujërave atmosferike

Më: 30 janar 2018 Në ora: 13:44
Inspektimi

Zëvendësministri i Infrastrukturës, Rexhep Kadriu dhe këshilltari i ministrit Pal Lekaj, Fatos Mani, së bashku me Inspektoratin e Ministrisë së Infrastrukturës, inspektuan kyçjet ilegale që kanë ndodhur së fundmi, përgjatë brezit rrugor Kishnicë - Gjilan.

Operatorë të papërgjegjshëm, me anë të kyçjeve ilegale, kanë dëmtuar rrjedhën e ujërave atmosferike përgjatë brezit rrugor Kishnicë – Gjilan, kyçje këto që përveç se janë bërë në mënyrë ilegale, dëmtojnë rëndë edhe kanalet e rrjedhjes së ujërave atmosferike, duke bërë që në rast shirash, rruga të përmbytet dhe të cenoi sigurinë në trafikun rrugor.

Inspektorati ndaj operatorëve ka ndërmarrë të gjitha veprimet konform ligjeve dhe rregulloreve në fuqi, në mënyrë që kyçja të bëhet sipas rregulloreve dhe ligjeve dhe që të mos ketë situata, kur si pasojë e veprimeve të tilla, të vijë deri te përmbytjet e rrugës, apo rrezikimi i sigurisë në trafikun rrugor.

Ministria e Infrastrukturës, në harmoni edhe me deklaratën e përbashkët të nënshkruar ndërmjet ministrit, Pal Lekaj dhe atij të të MPB-së, Flamur Sefaj, për Sigurinë në Trafikun Rrugor, do të ndërmarrë masa për të gjithë personat juridik dhe fizik, që bëjnë kyçje ilegale në brezin rrugor, të cilat cenojnë sigurinë në trafik.

Deri më tani rreth 90% e kyçjeve në brezin rrugor, janë bërë në mënyrë ilegale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat