Haradinaj: Në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane

Kosova

Haradinaj: Në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 20:05
Pamje nga ngjarja

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, mori pjesë në hapjen e Qendrës “Goethe”, organizuar nga Ambasada e Gjermanisë në Kosovë.

Në fjalën e tij kryeministri Haradinaj tha se ka dëgjuar për institutin “Goethe” në të kaluarën dhe sot po e njeh më shumë.

“Ne si Kosovë dhe qytetarët tanë jemi të etur për kulturën e popujve dhe këtë e kemi dëshmuar me aftësinë tonë për të mësuar gjuhën. E di që në Kosovë ekziston një dëshirë e madhe për ta mësuar gjuhën gjermane. Edhe unë kam qejf ta mësoj. Gjuha gjermane është prezentë në Kosovë, plotë e flasin, por ka plotë të tjerë që kanë qejf ta mësojnë gjuhën e Gëtes, Ajnshtajnit, Mozartit, Hegelit, gjuhën e plotë njerëzve që i njeh bota”, tha kryeministri Haradinaj.

Për ta kuptuar një popull, kryeministri Haradinaj tha se mënyra më e drejtë është me fol gjuhën. Kryeministri falënderoi institutin “Goethe” për ndihmën e dhënë për mësimin e gjuhës gjermane, njohjen e  popullit gjerman, gjuhën, kulturën dhe vlerat e popullit gjerman. “Ne këtë e marrim edhe si ndihmë edhe si respekt për Kosovën andaj edhe ne do të jemi mirënjohës për këtë”, tha kryeministri Haradinaj.

Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ambasadorë dhe përfaqësues të tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat