“Rrethohet” Sami Lushtaku

Kosova

“Rrethohet” Sami Lushtaku

Më: 3 shkurt 2018 Në ora: 21:16
Sami Lushtaku

Pasi largoi disa figurat kryesore të PDK-së në degën e Skenderajt, Sami Lushtaku e ka filluar një fushatë joformale për rifuqizimin e tij në krye të PDK-së në Drenicë.

Ai është rrethuar nga shumë njerëz në fsahtin Vitak, aty kanë biseduar për disa orë.

“Takim i përzemërt i Kryetarit të degës së PDK-së Sami Lushtaku më banorët e Vitakut në odën e stërmbushur. Besimi i vitakasve për PDK-në dhe Kryetarin Lushtaku vazhdon të jetë i jashtëzakonshëm. Bashkëbisedimi i sinqertë me qytetarët ka qenë dhe do të jetë esencial në sukseset e PDK-së”, thekson PDK e Skenderaj.

Lushtaku ditë më parë shkarkoi shtatë anëtar të kryesisë së PDK-së në Skenderaj, përfshirë edhe nënkryetarin Bekim Haxhiu.

Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat