Do të kompensohen dëmet nga vërshimet

Kosova

Do të kompensohen dëmet nga vërshimet

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 14:08
Ilustrim

Ministria e Bujqësisë do t’i kompensojë të gjitha dëmet që janë shkaktuar në sektorin e bujqësisë nga vërshimet.

“Duke marrë parasysh gjendjen aktuale në terren me ç’rast disa zona të vendit janë vërshuar nga prurjet e lumenjve të cilat erdhën si pasojë e shiut të pandërprerë të tri ditëve të fundit, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo ka vlerësuar të arsyeshme që t’i kompensojnë të gjitha dëmet që u janë shkaktuar me këtë rast fermerëve në sektorin e bujqësisë, thuhet në një komunikatë e lëshuar nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.

Siç bëhet e ditur nga kjo Ministri është formuar komisioni i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes në terren për të parë nga afër të gjitha dëmet që ka shkaktuar kjo fatkeqësi, si dhe të përgatis raporte për vlerën e këtyre dëmeve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat