MPB e NATO: Situata në vend, e qetë dhe stabile

Kosova

MPB e NATO: Situata në vend, e qetë dhe stabile

Më: 5 shkurt 2018 Në ora: 18:57
Flamur Sefaj

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka pritur në takim komandantin e KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Në këtë takim u diskutua për gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, e cila u vlerësua të jetë e qetë dhe stabile, bën të ditur një njoftim nga MPB.

“Të dy bashkëbiseduesit u shprehen se bashkëpunimi i Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe KFOR-it është i mirë dhe se është me rëndësi që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej”, thekson njoftimi.

Në këtë takim u bisedua edhe për format e bashkëpunimit në mënyrë që të koordinohen veprimet në bazë të përgjithësisë dhe mandatit që kanë Policia e Kosovës dhe trupat e KFOR-it në Kosovë.

Komandanti i KFOR-it në Kosovë, Gjeneral Major Salvatore Cuoci, i premtoi mbështetje të mëtutjeshme ministrit Sefaj në fushën e sigurisë, por dhe në proceset e tjera demokratike nëpër të cilat po kalon vendi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat