PDK e Skënderajt i reagon Bekim Jasharit: Asambleistët tanë nuk bien pre e presioneve

Kosova

PDK e Skënderajt i reagon Bekim Jasharit: Asambleistët tanë nuk bien pre e presioneve

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 17:54
Partia Demokratike e Kosovës

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Skënderaj ka reaguar ndaj akuzave të kryetarit të komunës, Bekim Jashari i cili tha se kjo parti po ia saboton punën në komunë.

Në një komunikatë për media, PDK e Skënderajt ka theksuar se asambleistët e kësaj partie nuk do të bien pre e presioneve.

Por ata kanë thënë se nuk do ta sabatojnë Jasharin, madje i mbështesin projektet që janë në të mirën e qytetarëve.

“E informojmë opinionin publik dhe qytetarët e Skenderajt se Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk ka sabotuar dhe nuk do të sabotojë punën e Kuvendit dhe Kryeartit të komunës Bekim Jashari, përkundrazi do të mbështesë çdo iniciativë dhe projekt që është në të mirë të qytetarëve të Skenderajt. Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt nuk do të bie pre e etiketimeve dhe presioneve e publike e jo publike që po u bëhen anëtarëve të tij, për të përkrahur punën e Kryesueses së Kuvendit komunal që po vepron në kundërshtim me përgjegjësitë ligjore të saj dhe duke bërë veprime të jashtëligjshme”, thuhet në komunikatën e kësaj partie.

“Grupi i Asamblistëve të PDK-së në Kuvendin komunal të Skenderajt në seancën e mbajtur më 30 janar 2018, ka lëshuar seancën si veprim politik dhe nuk është pajtuar me formën dhe proceduarën e zgjedhjes së komiteteve të përhershme si organe të Kuvendit komunal të Skenderajt. Thirrja e seancës së njëjte nga Kryesuesja e Kuvendit duke ditur apriori vendimin e Grupit të Asamblistëve të PDK-së dhe duke llogaritur në votat e një pjese të opozitës (votues të saj), është tregues i qartë i jo profesionalizmit papërgjegjësisë dhe papërvojës së studentes së arkitekturës. E gjithë kjo marrë parasysh procedimin e çështjeve pronësore pa u konstituuar organet e Kuvendit siç është KPF (Komiteti për Politikë e Financa)”, bëhet e ditur në njoftim.

Ndryshe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari sot pati akuza edhe për Sami Lushtakun, duke e akuzuar se gjatë kohës së luftës ka ikur në Gjermani. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat