Bajrami: E vështirë t’i shohim ata që hodhën gaz të udhëheqin institucionet

Kosova

Bajrami: E vështirë t’i shohim ata që hodhën gaz të udhëheqin institucionet

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:33
Hykmete Bajrami

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka thënë se opozita në qeverinë e kryeministrit Ramush Haradinaj e ka shumë më të lehtë të punojë se sa e kishte qeveria në krye me Isa Mustafën.

“Nëse krahasojmë opozitën e kaluar me këtë opozitë, mund të shohin dallimin shumë qartë. Ne që nga dita e parë jemi penguar të kryejmë punë ndërkohë që kjo opozitë që nga dita e parë është e angazhuar që Qeveria të mos gabojë”.

“Pa gaz lotsjellës, pa protesta, krejt çfarë po kërkojmë është që vendimet të kenë bazë ligjore”.

Bajrami në Info Magazine ka deklaruar se nuk është e lehtë që ata që sa ishin opozitë e dikur hidhnin gaz lotsjellës në Kuvend të Kosovës, sot janë në krye të institucioneve.

“Vetëvendosja derisa nuk gjuajnë gaz lotsjellës e kemi të lehtë por e kemi të vështirë të shohim ata që kanë hedhur gaz lotsjellës të udhëheqin institucionet”.

“Për neve më e rëndësishme është që kryeministri ka qenë në mesin e atyre që ka hedhur gaz lotsjellës”.

“Ne po mundohemi me gjithë kapacitetin tonë, edhe tash do të mbesim grupi më i madh parlamentar, që të ushtrojmë opozitën, që të kontrollojmë punën e Qeverisë në mënyrë që të mos ndodhin keqpërdorime”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat