Limaj e Bytyqi vizitojnë Qendrën Studentore në Prishtinë, darkojnë në menze

Kosova

Limaj e Bytyqi vizitojnë Qendrën Studentore në Prishtinë, darkojnë në menze

Më: 7 shkurt 2018 Në ora: 19:53
Limaj

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj i shoqëruar nga ministri i Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi kanë vizituar Qendrën Studentore në Prishtinë.

Gjatë kësaj vizite, Limaj e Bytyqi kanë vizituar edhe Menzën e Studentëve ku kanë darkuar me studentë.

Limaj dhe Bytyqi janë ndarë të kënaqur me kushtet që ofron kjo qendër për studentet  e Kosovës.

Bashkë me zyrtarët e lartë qeveritarë ishte edhe drejtori i kësaj Qendre, Fatmir Sfishta.

Gjatë kohës sa qëndruan në Menzën e studenteve zëvendëskryeministri Limaj dhe ministri Bytyqi bashkëbiseduan me studentet të cilët ishin të kënaqur me Qendren Studentore në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat