Bajrami: Do të realizohen dy projekte madhore në Malishevë

Kosova

Bajrami: Do të realizohen dy projekte madhore në Malishevë

Më: 8 shkurt 2018 Në ora: 15:07
Bajram Hasani

(E plotësur) - Ministri i Tregtisë dhe Industrisë Bajram Hasani sot ka vizituar Komunën e Malishevës, me ç ‘rast takoi kryetarin e komunës Ragip Begaj, dhe biseduan për klimën biznesore dhe për dy projekte në fushën e biznesit që do të realizohen shumë shpejt me mbështetjen e MTI-së.

Begaj tha se janë zotuar për dy projekte madhore, njëra prej tyre zona ekonomike dhe beson se Malisheva do të jetë e favorshme për biznese.

Begaj: Do t'i realizojmë dy projekte madhore për bizneset

“Ne në bashkëbisedim u zotuam për dy projekte madhore të rëndësishme për komunën e Malishevës të cilat kanë qenë edhe synime tona të më hershme dhe tani është momenti që të kemi një zonë të lirë ekonomike dhe një inkubator biznesi të cilat do të fillojnë në këtë vit dhe do të përfundojnë në vitin e ardhshëm. Ne si komunë zotohemi se do të nxjerrim të gjitha  vendime dhe do ti kryejmë procedurat tjera sa I përket pronave”, ka thënë Begaj.  

Ai beson se Malisheva do të jetë shumë më e favorshme për bizneset gjatë viteve të ardhshme.

Ministri Hasani tha se prej sot Malisheva do t’i ketë dy projekte madhore, inkubatori për biznese dhe Zona Ekonomike. Këto projekte do të jenë mbi tre milionë euro dhe sipas tij, Malisheva dhe gjithë bizneset e Kosovës po presin lajme të mira çdo ditë për mbështetjen e prodhimeve vendore.

Hasani: Nga sot Malisheva mund ti llogarit investimet mbi 3. 5 milion euro nga MTI

“Jemi ardhur për me treguar se Malisheva sot mund të llogaritë në dy projekte të mëdha kapitale, njëri është zona ekonomike në vlerë prej mbi tre milionë euro dhe tjetri inkubatori i biznesit diku rreth 500 mijë euro. Kështu qe nga sot Malisheva mund t’i llogarit investime mbi 3. 5 milion euro nga Ministria e Tregtisë dhe e Industrisë. Ne i kemi dhënë rëndësi shumë që zonat ekonomike në tërë vendin të kemi prioritet zona ekonomike, edhe në Suharekë, sepse bizneset tona kanë nevojë për kushte dhe mundësi edhe për investime nga jashtë. Kështu që besoj se edhe kryetarët e komunave do t’i kryejnë detyrat e veta për shpronësim të pronës. Bizneset e Malishevës dhe gjithë Kosovës po presin çdo dit lajme të mira, sepse jemi duke bërë punë të mira për të mbrojtur bizneset, në veçanti në mbështetjen e prodhimit vendor”, ka thënë ministri Hasani. 

Kryetari Begaj ka thënë se shumë shpejt  do të fillojnë procedurat për shpronësim lidhur me këto projekte.

Hasani: MTI e gatshme t’i ndihmojë prodhuesit

Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani ka deklaruar se janë të gatshëm që t’i ndihmojmë prodhuesit dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pabarabartë, ata si ministri do të ndërmarrim masa.

Bajrami i bëri këto komente gjatë vizitës në fabrikën e mobileve “Delfina” në Kijevë të Malishevës, ku theksoi se për çdo ditë janë në përkrahje të prodhuesve dhe për këtë janë në mesin e fabrikës Delfina.

“Ne jemi të gatshëm që t’i ndihmojmë prodhuesit, dhe nëse edhe industria e drurit përballet me konkurrencë të pa barabartë, ne do të ndërmarrim masa si MTI”, ka thënë ministri Hasani.

Ndërsa, Fadil Mazreku, pronar i kompanie ‘Delfina’, shprehi falënderimet e tij për ministrin Hasani që ka vizituar këtë fabrikë dhe dëgjoi brengat e tyre si biznes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat