30 ditë paraburgim për dy hakerët nga Kosova që kryen vjedhje kibernetike në SHBA

Kosova

30 ditë paraburgim për dy hakerët nga Kosova që kryen vjedhje kibernetike në SHBA

Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Prokuroria e Shtetit, ka kërkuar nga Gykata, për masën e paraburgim prej 30 ditësh dy hakerëve nga Kosova, Liridon Musliu dhe Besart Hoxha, të cilët u arrestuan më 6 shkurt nga Policia e Kosovës.

Hoxha e Musliu, janë në mesin e 36 personave që po akuzohen edhe nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, për rolet e supozuara në organizatën kriminale transnacionale, skema të mashtrimeve kibernetike dhe vjedhjeje përmes identitetit, përgjegjës për më shumë se 530 milion dollarë në humbje nga krimet kibernetike.

Siç theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, shqiptari i identifikuar me emrin Besart Hoxha, njihej në internet me nofkën “Pizza”, ndërkaq i akuzuari Liridon Musliu njihej në internet me nofkën “Hulk”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat