Nënshkruhet memorandumi për asfaltimin e rrugës Junik –Gjeravicë - Bota Sot
Nënshkruhet memorandumi për asfaltimin e rrugës Junik –Gjeravicë

Kosova

E shtunë, 17 nëntor 2018

Nënshkruhet memorandumi për asfaltimin e rrugës Junik –Gjeravicë

Nga: Adem Lushaj Më: 9 shkurt 2018 Në ora: 19:45
Lekaj dhe Kuçi

Komuna e Junikut sot nënshkroi marrëveshjen e memorandumit e cilësuar si marrëveshja historike sepse ka për qëllim fillimin e asfaltimit të rrugës Junik –Gjeravicë.

Në ambientet e Komunës së Junikut, për të nënshkruar këtë marrëveshje  ishte kabineti i Ministrisë së Infrastrukturës, ku i pranishëm ishte edhe vet ministri Pal Lekaj, Kryetari i Komunës Agron Kuçi me kabinetin e tij, nënshkruan marrëveshjen për financimin e projektit madhor rruga Junik – Gejravicë.

Kjo marrëveshje kap vlerën mbi 800,000.00 euro, projekt ky i ndarë në llote ku lloti i parë do të përfshi asfaltimin e rrugës Junik-Jasiq-Gjocaj që pritet të filloj shumë shpejt pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje historike.

Gjithashtu Kryetari i Komunës Agron Kuçi dhe Ministri i Infrastrukturës Pal Lekaj vizituan nga afër dëmet të cilat janë shkaktuar nga vërshimet e fundit në komunën tonë.

Kryetari Kuçi prezantojë para ministrit raportin e komisionit për vlerësimin të dëmeve të cilat janë shkaktuar nga vërshimet e fundit. Nga këto vërshime komuna e Junikut ka pësuar mbi 300,000.00 euro dëme. Ministri u zotua se do ti paraqes në qeveri këtë raport dhe se premtoj përkrahje maksimale për financimin e këtyre dëmeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test