Plagoset një person në lagjen Marigona të Graçanicës

Kosova

Plagoset një person në lagjen Marigona të Graçanicës

Më: 13 shkurt 2018 Në ora: 10:17
ilustrim

Sot rreth orës 08:00 në lagjen Marigona, në Graqanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri. Me ç’rast është plagosur një mashkull P.G, 54 vjeç. Për këtë është arrestuar F.F 64 vjeç.

Ratin e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.

“P. G, mashkull, 54 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili menjëherë është dërguar për trajtim mjekësor.

Lidhur me rastin në fjalë policia ka arrestuar në vendin e ngjarjes personin e dyshuar:

Ø  F. F,  mashkull, 64 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës .

Në vendin e ngjarjes po ashtu policia ka gjet dhe konfiskuar:

  Ø  një armë zjarri ( revole që dyshohet të jetë përdorur në vendin e ngjarjes)

  Ø  një granatë dore ( e pashpërthyer e cila është larguar nga njësiti i specializuar për deminim),

  Ø  një elektroshok.

  Ø  pesë  gëzhoja dhe

  Ø  2 fishekë.

Personi i dyshuar është duke u intervistuar nga ana e policë ndërkohë që hetuesit policor krahas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, janë duke punuar në sqarimin dhe ndriçimin e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me rastin”, njofton policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat