OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt - Bota Sot
OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt

Kosova

E premte, 16 nëntor 2018

OVL e UÇK-së: Të mos nëpërkëmben asnjëri nga flamujt

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:03
Foto ilustrim

Jemi kundër heqjes së flamurit kombëtar por edhe kundër heqjes së atij shtetëror, dhe me këtë rast kërkojmë nga institucionet dhe partitë politike që të mos i nëpërkëmbin asnjërin nga këta flamuj, e aq më tepër që ata të zhvendosen natën.

Kështu ka deklaruar përmes një komunikate për media OVL e UÇK-së, lidhur m ngjarjet që kanë ndodhur në këtë përvjetor të pavarësisë, duke e vendosur flamurin kombëtar përballë atij shtetëror.

“Pavarësia e Kosovës ka ardhur si rezultat i përpjekjeve të shumë gjeneratave e që u kurorëzua me luftën çlirimtare, luftë në të cilën morën pjesë shqiptarët nga të gjitha trojet e tyre. Ndërsa, flamuri kombëtar është pjesë e historisë dhe përpjekjeve tona, e që ishte edhe në ballë të luftës sonë çlirimtare dhe element i aktit të betimit të UÇK-së”, thuhet në komunikatë.

“Organizatat e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësinë së Kosovës, ia uron qytetarëve këtë ditë, për të cilën kemi arsye të festojmë.  Pavarësia e Kosovës duhet të jetë dita që na bashkon dhe jo ditë që na për përçanë si shqiptarë”, thekson OVL e UÇK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test