Gjykata e Apelit mbetet pa tre gjyqtarë

Kosova

Gjykata e Apelit mbetet pa tre gjyqtarë

Më: 14 shkurt 2018 Në ora: 12:25
Gjykata e Apelit

Në Gjykatën  e Apelit u organizua takim lamtumirës më gjyqtarët, Rasim Rasimi dhe Ragip Namani, të cilët nga e hëna kanë filluar punën në Gjykatën Supreme.   

Më avancimin e tyre,  dhe pensionimin e gjyqtares Mediha Jusufi një ditë më parë, Gjykata e Apelit këtë muaj ka mbetur pa tre gjyqtarë.

Gjithsesi, kësaj shifre, shumë shpejt pritet t’i bashkohen edhe pesë të tjerë pasi që procedurat e rekrutimit për ta janë në mbarim e sipër.

Po ashtu Këshilli Gjyqësor i Kosovës këto ditë ka hapur konkurs edhe për 10 gjyqtarë për Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit aktualisht ka 37 gjyqtarë, ndersa në punë janë mbi 12 mijë lëndë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat