Thaçi i gëzohet njohjes nga Barbadosi

Kosova

Thaçi i gëzohet njohjes nga Barbadosi

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 21:02
Hashim Thaçi

Lajmit për njohjen e pavarësisë së Kosovës nga Barbadosi, i është gëzuar edhe presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

I pari i vendit ka thënë se festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë vetëm ka filluar, e kjo me njohjen nga ky shtet.

Festa e dhjetëvjetorit të pavarësisë së Kosovës sapo ka filluar. Barbados është shteti i radhës që njeh Kosovën. Urime gjithë qytetarëve të Kosovës. HTH #kosova10", ka shkruar Thaçi në llogarinë e tij në Facebook.

Barbadosi, shtet ishullor në lindje të Karaibeve, e ka njohur të enjten Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.

Lajmin e ka bërë të ditur, zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Jashtëm i vendit, Behgjet Pacolli.

Ai ka publikuar një letër që Ministria e Jashtme e Kosovës ka marrë nga Ministria e Jashtme e Barbadosit, ku konfirmohet njohja e Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat