Beqaj: Kosova vend atraktiv për investitorët e huaj

Kosova

Beqaj: Kosova vend atraktiv për investitorët e huaj

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 13:08
Besim Beqaj

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, deklaroi se Kosova është vend atraktiv dhe me potencial të madh për investime nga investitorët e huaj.

Ai këto komente i bëri në “Forumin Botëror për Investime të Bizneseve Engjëj”, që po mbahet në Stamboll të Turqisë, i cili ka për qëllim fuqizimin e zhvillimit ekonomik në botë.

Ministri Beqaj si folës në panelin kryesor të këtij forumi ka folur me temën “Financimi  i Inovacionit përmes ndikimit të investimeve në Evropën Juglindore.

Ai me këtë rast ka theksuar përparësitë dhe potencialin e Kosovës për tërheqjen e investimeve nga bizneset engjëj.

Po ashtu Ministri prezantoi para të pranishmëve të arriturat dhe sukseset e Qeverisë së Kosovës, komunitetit të biznesit dhe organizatave të ndryshme që kanë dhënë rezultate, duke ndikuar në zhvillimin e bizneseve dhe ndërmarrësisë.

Ministri Besim Beqaj ka folur edhe për angazhimin dhe përkushtimin e tij në udhëheqje të Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë për mbështetje të ndërmarrësve të rinj dhe lehtësirave që do tu ofrohen inovatorëve në financimin dhe zhvillimin e ideve inovative.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat