Mustafa: Isha i pari që reagova për korrupsionin në Polici

Kosova

Mustafa: Isha i pari që reagova për korrupsionin në Polici

Më: 22 shkurt 2018 Në ora: 12:13
Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa

Ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme Nehat Mustafa me anë të një postimi në Facebook ka ngritur edhe njëherë shqetësimin e tij në lidhje me problemet që kanë ndodhur në Policinë e Kosovës.

Sipas Mustafës, para një viti ishte zyrtari i parë që e ka ngritur shqetësimin e tij  për mundësinë e prezencës së krimit dhe korrupsionit në radhët e Policisë së Kosovës.

“Deklarata ime e atëhershme është pritur me shumë interesim nga ana e shoqërisë kosovare, por jo edhe nga menagjmenti i Policisë së Kosovës, të cilët përmes një reagimi apo më mirë të themi një pamfleti të bërë në mesnatë, sikurse të ishte fjala për ndonjë gjendje të jashtëzakonshme , u munduan të më kundërvihen me tendenca të etiketimit deri në atë shkallë “se unë nuk respektoja dhe përbuzja punën e madhe të bërë nga Policia e Kosovës", ka shkruar Mustafa.

Postimi i tij i plotë në rrjetin social Facebook:

Për një periudhë të caktuar, u orkestruan fushata kryqëzimi ndaj meje qe kisha pasur guximin të flas për këtë çështje tanimë të njohur botërisht, ku si referencë përdora rastin e arrestimit të 59 policëve vetëm brenda një nate në 4 drejtori rajonale. Natyrisht që kisha shprehur bindjen time se ky numër do të ishte shumë më i madh sikur ky aksion të ishte zhvilluar edhe në drejtoritë tjera.

Pavarësisht kësaj dhe përkundër fakteve të paraqitura nga ana ime, mbaj mend se në atë kohë nuk u prononcua asnjë nga zyrtarët e lartë të shtetit, indirekt duke më bërë me dije se nuk ishin të gatshëm të merren me këtë çështje . Pra, para një viti heshten të gjithë. Por, tanimë kjo nuk është temë tabu, sepse për gjërat të cilat kam folur unë para një viti, tani po flasin edhe krerët e lartë të shtetit si kryeparlamentari e kryeministri.

Një vit më parë unë kisha deklaruar se është koha që Policia e Kosovës të filloj ta trajtoj veten si një nga institucionet që janë derivat i kësaj shoqërie, e jo ta luajnë rolin e të paprekshmit dhe imunit ndaj dukurive që janë prezente në të gjitha institucionet.

Do isha shumë i lumtur që një vit pas, të isha unë ai që kisha gabuar. Por, fatkeqësisht koha dhe ngjarjet e ndodhura brenda këtij viti treguan se sa të drejtë kisha unë. Brenda një viti janë arrestuar edhe dhjetëra pjesëtar të Policisë së Kosovës të përfshirë në afera të ndryshme korrupsioni apo krimi të organizuar. E them me bindje të plotë që sikur menagjmneti i IPK të ishte më i pavarur nga menagjmenti i PK, atëherë numri të arrestuarve dhe të suspenduarve do ishte shumë herë mëi i lartë. Ngajrjet e fundit me zyrtarët e lartë të PK janë shpërfaqja më e mirë e situatës në të cilën ndodhen menagjmentet e PK dhe IPK.

Shteti I Kosovës ka nevojë për një IPK me një menagjmnet profesional dhe të pandikueshëm . Vetëm kjo do mundësonte pastrimin e PK nga elementet e korruptuara dhe kriminale ( fatmirësisht numri I tyrë është shumë I vogël në krahasim me zyrtarët  policor që janë shumë profesionalë dhe të ndërgjegjshëm në punën e tyre ) . Për të gjitha zhvillem në IPK brenda këtij viti kanë qenë në njohuri Ministri i MPB dhe kabineti i tij, Kryeparlamentari, kryeministri, Komisioni Parlamentar për Siguri, port ë gjithë kanë heshtur. Kanë qenë në njohuri edhe partnerët tanë ndërkombëtar, por që për arsye të cilat mund ti dinë vetëm ata nuk kanë mbajtur qëndrim më refuzues ndaj dukurive negative të filluara që me fillimin e punës së menagjmentit të ri.

Policia e Kosovës është një nga institucionet që gëzon respekt të madh tek qytetarët, parasegjithash fal punës së madhe që bëjnë mijëra e mijëra pjesëtar të saj. Mirëpo, është koha e fundit që menagjmenti i saj duhet të zhvishet nga arrogance e mosdurimit të asnjë kritikë apo sugjerimi dashamirës që mund të vij nga ata që e vlerësojnë realisht . Nuk besoj që ka polici në evropë e cila reagon më me arrogancë se Policia e Kosovës ndaj çdo kritike të bërë ndaj saj, pavarësisht qëllimit të kritikës.

Një vit pas, si ndjehen sot ata deputet e të ashtuquajtur ekspert të sigurisë të cilët ishin bërë pjesë e agjendave të organizuara propagandistike të menagjmendit të PK dhe që pa fije turpi shpreheshin se “deklarata e Zëvendësministrit Mustafa e pengojnë hyrjen e Kosovës në Interpol”. Vetëm ata që mendojnë me logjikën e trurit të peshkut mund të bënin konstatime të tilla, sepse secili që ka pak mend e dije e kupton mirë që anëtarësimi në Interpol më shumë se sa profesional , është veprim politik . Ose thënë më shkurt, cfarë do thonë tani këta pseudoekspert kur Kosova jo vetëm që nuk u pranua ende në Interpol, por akoma më keq as nuk aplikoi fare këtë vit. Policia e Kosovës nuk mund të përkrahet duke qenë servile ndaj saj, por vetëm e vetëm duke hapur për diskutim të gjitha temat, duke përfshirë edhe prezencën e korrupcionit dhe krimit, emërimet, gradimet, kushtet e punës, etj..

Para një viti shpreha gatishmërinë time për debate publike ku do të ishin edhe menagjmneti I PK, me të vetmin qëllim që të kishim ballafaqim faktesh. Kjo nuk ndodhi, PK nuk iu përgjigjë asnjë ftese për debat, njejtë ndodhi edhe me debatet e këtyre ditëve. Unë prezentova qëndrimet e mija mbi ato që kasha thënë. Mbase PK është duke menduar që përsëri të më “godas” me ndonjë reagim publik (fletrrufe ) orëve të mesnatës, sikurse që ndodhi një vit më parë.

Pavarësisht të gjitha këtyre , vazhdoj të mbetem njëri nga dashamriët më të mëdhenjë të PK. Respektoj maximalisht punën e tyre të madhe, veçanërisht të atyre zyrtarëve policor të cilët ballafaqohen drejtpërdrejtë me krimin . Por në të njejtën kohë do jem kritik i papërmirësueshëm i dukurive negative.

Për të qenë korrekt me kohën, në këtë postim timin do ti gjeni edhe postimin tim të parë, reagimin e PK dhe kundëreagimin tim.

Le ta vlerësojnë qytetarët se kush kishte të drejtë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat