Banorët e Paldenicës protestojnë për trasenë e austrostradës për Shkup

Kosova

Banorët e Paldenicës protestojnë për trasenë e austrostradës për Shkup

Më: 26 shkurt 2018 Në ora: 12:10
Autostrada

Banorët e fshatit Paldenicë të Hanit të Elezit kanë protestuar paraditen e sotme.

Ata kanë thënë se arsyeja e protestës së tyre është se nga rruga kryesore në fshat hyjnë dy rrugë derisa njëra rrugë, më saktësisht “Dheu i Bardhë” rrezikon të mbyllet, pasi sipas tyre mbi të do të kalojë traseja e autostradës për Shkup.

Kërkesa e banorëve është që rruga të mos mbyllet dhe të bëhet alternativë qoftë me mbikalim ose nënkalim.

Ata paralajmëruan se do të protestojnë deri në realizimin e kërkesave të tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat