Juncker: Serbia në BE pas zgjidhjes së problemit me Kosovën

Kosova

Juncker: Serbia në BE pas zgjidhjes së problemit me Kosovën

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 11:00
Johannes Hahn dhe Vuçiç

Një marrëveshje e detyrueshme dhe e ligjshme me Prishtinën është pengesa kryesore në rrugën e Serbisë drejt Bashkimit Europian, deklaroi presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.

Duke folur me gazetarët, pas takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker dhe eurokomisionerin për Zgjerimin, Johannes Hahn, ai shtoi se kishte diskutuar edhe marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.

“Ne e dimë se kemi përpara një detyrë shumë të vështirë, por ajo që do të zgjedhim në fund është çështja jonë e brendshme”, theksoi Vuçiq.

”Ekziston gjithashtu marrëveshja detyruese me Prishtinën”, tha Juncker duke shtuar se ai e di që kjo është e vështirë, por  ka besim se Beogradi do të ndihmojë në zgjidhjen e problemeve rajonale.

Ai theksoi se Bashkimi Evropian nuk mund të pranojë në radhët e tij, vendet, të cilat nuk kanë zgjidhur kontestet territoriale.

Serbia e mirëpret strategjinë e BE-së për zgjerim, të prezantuar nga Komisioni Europian në fillim të këtij muaji, pasi është një inkurajim për ne që të punojmë më shpejt për reformat në vendin dhe shoqërinë tonë, deklaroi Vuçiq.

Në një deklaratë të mbajtur në një konferencë për shtyp pas takimit me presidentin e Komisionit Europian, Jean Claunde Juncker, Vuçiq tha se “vizita e Juncker në Beograd është një nxitje e rëndësishme për Serbinë që të vazhdojë reformat në procesin e aderimit në BE si dhe të vazhdojë të ndryshojë për t’u bërë pjesë e shoqërisë që dëshiron t’i përkasë”.

Vuçiq theksoi se “2025-a nuk është një datë e garantuar për hyrjen e Serbisë në BE, por një vit që, nëse mbarojmë gjithçka që duhet të përfundojmë, mund të jetë viti i hyrjes tonë në familjen europiane të kombeve”.

Presidenti i Komisionit Europian, Jean Claude Juncker deklaroi dje, gjatë një konference për shtyp të përbashkët me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq  se “Serbia ka përmbushur një pjesë të madhe të rrugës për në BE”.

“Ka ende probleme në çështjet e shtetit të së drejtës dhe disa gjëra në drejtësi duhet të korrektohen, por është bërë një progres i madh”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat