Gjykata liron të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, reagon nëna: Çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe...

Kosova

Gjykata liron të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit, reagon nëna: Çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe...

Më: 6 mars 2018 Në ora: 16:50
Nena e Donjeta Pajazitit

Pasi gjykata vendosi ta lirojë Naser Pajazitin, nga akuzat për vrasje të Donjeta Pajazitit, i dhimbshëm ka qenë reagimi i nënës së vajzës së ndjerë.

Ajo e ka shprehur mllefin për vendimin e Gjykatës. Thotë se nuk ka shtet në këtë vend.

“S'ka shtet as s'ka kurgjo ktu hiç, korruptim është krejt kjo, mallkue ju koftë u zot, qysh çika tu shkue në punë e me mardh në arkivol edhe mas mromi kurgjo, po qysh shkon more kështu, a jeni në veti”, fliste nën lot nëna e Donjetës. 

Sipas aktgjykimit të Gjykatës, nuk është arritur të dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e Donjetës, e cila ka qenë edhe kushërirë e tij.

Gjykata liron Naser Pajazitin, të akuzuarin kryesor për vrasjen e Donjeta Pajazitit

Sipas aktgjykimit të gjykatës, nuk është arritur te dëshmohet se i akuzuari ka kryer vrasjen e të rejës, që ka qenë edhe kusherirë e tij.

Gjykata në të njëjtin aktgjykim e ka dënuar Naser Pajazitin vetëm për dy vepra penale te armbajtjes pa leje të dy lloje të armëve. Ai për këtë është dëmuar me dënim unik 2 vite e katër muaj.

Policia ka arrestuar vëllanë e Donjeta Pajazitit, pasi me të përfunduar seanca ku u shpall dënimi lirues për të akuzuarin Naser Pajazit, ka përplasur derën e gjykatorës në shenjë revolte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat