Policia nuk gjen prova për ryshfet në konkursin për infermierë në SHSKUK

Kosova

Policia nuk gjen prova për ryshfet në konkursin për infermierë në SHSKUK

Më: 7 mars 2018 Në ora: 12:19
Ilustrim

Konkursi i fundit për staf të mesëm në Shërbimin Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, shkaktoi shumë pakënqësi dhe dyshime për ryshfet e keqpërdorim të pozitës zyrtare. Një kandidate për mami në Klinikën e Gjinekologjisë, akuzoi Dr. Jakup Ismajlin se i ka kërkuar para për ta pranuar në punë.

Pas këtyre akuzave, Drejtoria e SHSKUK-së kërkoi hetime nga Policia e Kosovës. Departamenti për krime ekonomike dhe korrupsion ka intervistuar personat e përfshirë dhe kandidatët, të cilët më vonë edhe i tërhoqën deklaratat e dhëna për KTV-në, duke mohuar kështu se Ismajli iu ka kërkuar para.

Policia e Kosovës në një deklaratë për Gazeta Shneta thotë se nuk është vërtetuar dyshimi për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i Pozitës Zyrtare apo Autoritetit”.
“Policia e Kosovës, pas zhvillimit të hetimeve paraprake konkretisht duke iu referuar të gjitha shkresave të lëndës dhe dokumentacionit relevant, nuk është vërtetuar dyshimi i arsyeshëm se është kryer vepra penale ‘Keqpërdorim të Pozitës Zyrtare apo Autoritetit’ nga neni 422 i KPPRK-së”, thuhet në përgjigje.

Policia në konsultim edhe me prokurorin e Prokurorisë Themelore në Prishtinë ka dërguar lëndën e kompletuar me raport të veçantë, në Prokurorinë kompetente –Departamenti i Krimeve të Rënda, për shqyrtim dhe procedim të mëtejshëm të lëndës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat