Mbahet konferencë "gratë në up mundësitë, përparësitë e ardhmja"

Kosova

Mbahet konferencë "gratë në up mundësitë, përparësitë e ardhmja"

Më: 8 mars 2018 Në ora: 09:31
Ilustrim

Universiteti i Prishtinës "Hasan Prishtina", në shënimin e 8 Marsit - Ditës së Gruas organizon konferencë me titull "Gratë në Universitetin e Prishtinës - Mundësitë, Përparësitë, E ardhmja".

"Shënimin i 8 Marsit në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina” ka për qëllim reflektimin dhe bartjen e mesazhit tek bota akademike, si dhe tek gjeneratat e reja, për përpjekjet, arritjet dhe sfidat e grave në angazhimin e tyre në arsim të lartë dhe kontributin e dhënë në zhvillimet akademike në përgjithësi. Paneli i përbërë nga përfaqësueset e fakulteteve dhe gratë akademike në mësimdhënie, do të adresojë çështjen e angazhimit të grave për barazi në institucione; se si ato kanë zhvilluar aspiratat e tyre dhe pritjet e tyre në karrierë duke përfshirë përvojat e tyre përbrenda institucionit, si dhe identifikimin e përkrahjes së duhur për avancimin e karrierës së grave akademike", thuhet në njoftimin e UP-së.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat