Mot me vetëtim dhe bubulimë javën e ardhshme në Kosovë

Kosova

Mot me vetëtim dhe bubulimë javën e ardhshme në Kosovë

Më: 11 mars 2018 Në ora: 14:04
Ilustrim

Do të mbajë mot kryesisht i ndryshueshëm , me diell, vranësira dhe reshje shiu.

Reshjet do të jenë prezent kryesisht pasditeve dhe vende-vende do të ketë kushte edhe për zbrazje elektrike, vetetimë dhe bubulimë.

Të hënën do të mbajë mot me diell, por dikur vonë pasdite priten vranësira të dendura të cilat do të shoqërohen me reshje shiu.

Reshje shiu parashihet të ketë me intervale për çdo ditë përjashtuar ditën e enjte  ku pritet që masat e ajrit të jenë stabile.

Temperaturat minimale parashihen të lëvizin ndërmjet 3-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihet të lëvizin ndërmjet 13-17 gradë Celsius.

Shtypja atmosferike do të ketë luhatje të vogla nën vlerat e normales. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperendimi me shpejtësi maksimale deri 13m/s.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat