Zemaj kërkon që MSH-ja dhe qeveria tu dalin në ndihmë fëmijëve të prekur me sëmundjen fibrozë cistike

Kosova

Zemaj kërkon që MSH-ja dhe qeveria tu dalin në ndihmë fëmijëve të prekur me sëmundjen fibrozë cistike

Më: 16 mars 2018 Në ora: 12:24
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka kërkuar nga ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili që të shqyrtojë kërkesat e prindërve të cilët kanë të prekur fëmijët me sëmundjen fibrozë cistike.

Ai ka theksuar se medikamentet e tyre nuk janë të përfshira në listën esenciale të barnave dhe se trajtimi i kësaj sëmundje ka kosto të madhe.

Zemaj ka thënë se kjo është një sëmundje e panjohur në Kosovë, gjersa ka kërkuar që barnat për trajtimin e kësaj sëmundje të jenë në listën esenciale të barnave.

“Janë rreth 125 fëmijë të evidentuar me këtë sëmundje. Ministër Ismaili ju lus që ta shqyrtoni këtë kërkesë dhe do të ishte mirë që shteti i Kosovës të gjejë mundësi buxhetore dhe financiare që t’ju ndihmojnë këtyre fëmijëve. Ju lus ta merrni parasysh këtë gjë dhe ta trajtoni dhe ti jepni prioritet kësaj kategorie”, ka thënë Zemaj.

Ndërkohë shoqata për pacientët me Fibrozë Cistike i kanë bërë kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë për sigurimin e medikamenteve për trajtimin e kësaj sëmundje, të ketë repart të veçantë në Klinikën e Pediatrisë për të prekurit nga kjo sëmundje, trajnimet profesionistëve për këtë sëmundje jashtë vendit, përkrahjen e fushatës për Fibrozë Cistike si dhe përkrahjen me subvencione.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat