7 persona nga Kosova nisen ilegalisht në Zvicër, ndalën në Rumani

Kosova

7 persona nga Kosova nisen ilegalisht në Zvicër, ndalën në Rumani

Më: 23 mars 2018 Në ora: 16:22
Te ndaluarit nga shteti i Rumanise

Zyrtarët e policisë kufitare në Rumani kanë ndaluar shtatë shtetas nga Kosova, të cilët u përpoqën të kalonin kufirin ilegalisht nga Serbia.

Në bazë të informacioneve që kishin marrë nga një shofer taksie, rojet kufitare nga Sektori i Policisë Kufitare Jimbolia, nisën një aksion për të luftuar migracionin e paligjshëm. Kështu policia ka gjetur tre taksi në të cilat ishin shtatë pasagjerë, shtetas të huaj.

Pas kontrollimit fillestar ishte konstatuar se personat në fjalë janë shtetas të Kosovës, të gjithë meshkuj të moshave ndërmjet 18 dhe 39 vjeç. Të dyshuarit nuk kishin dokumente të vlefshme të kalimit kufitar dhe kanë deklaruar se po përpiqeshin të kalonin ilegalisht nga Serbia për të shkuar në Zvicër, kanë raportuar mediat rumune.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat