Ndërtimi i një Qendre të Autizmit në Lipjan është domosdoshmëri e kohës

Kosova

Ndërtimi i një Qendre të Autizmit në Lipjan është domosdoshmëri e kohës

Më: 29 mars 2018 Në ora: 18:07
ilustrim

Të enjten është mbajtur mbledhja e radhës të Kuvendit Komunal të  Lipjanit me  çrast janë shqyrtuar një sërë pika të rendit të ditës,përfshirë këtu edhe  raportin  e punës të Zyrës së kryetarit të komunës si dhe të drejtorive komunale për periudhën  gjatë vitit 2017. Kryesuesi i mbledhjes Daut Azemi  pas aporvimit të rendit të ditës  u ka lejuar hapsirën ligjore këshilltaëve që të  shtrojnë pytjet parlamentare dhe të paraqesin  kërkesat  eventuale të qytetarëve.

Dhe si zakonisht që në fillim  janë paraqitur shqetësimeve të qytetarëve nga  importi i mishit  me afat të skaduar  për të cilin qytetarët janë të brengosur se çfarë ushqimi kanë  vënë në tavolinën e bukës dhe se  sa kanë punuar inspektorët  komunal në këtë drejtim.

Mirëpo ky ishte fillimi i pytetjeve, duke vijuar më pas  me mos rregullimin e rrethrrotullimit në udhëkryqin  Lipjan-Janjevë ,në të cilin  shumë qytetarë po humbin jetë .Poashtu, nga  këshilltarët  u kërkua që të rregullohen dhe të mirëmbahen varrezat e martirëve  në fshatin Hallaq  i Vogël dhe gjetiu si dhe të ngriten pllaka përkujtimore për dëshmorët të cilëve ende nuk iu kanë ngritur ato.

Edhe një herë është paraqitur  kërkesa e qytetarëve, në bazë të një peticioni për ndryshimin e  emrit të Shkollës të mesme të ulët në fshatin Rubovc,duke  emërtuar atë në  emrin e një atdhetari  të Ballit Kombëtar, Jonuz Bajçinca. Njëra ndër çështjet që duhet zgjdhur ishte e dhe kërkesa për  ngritjen e një Qendre të Autizmit,si domosdoshmëri e kohës ,ku mund të përfshihen fëmijët me këtë sindrom dhe që  mund të punohet më lehtë me të tillët. Brengosëse ishte edhe  elaborimi  pozitës së gruas dhe dhuna që po përdorët ndaj saj në familje.Sipas statistikave në 2000 mijë banorë ,një fëmijë është i dhunuar në familje në komunën e Lipjanit.

Në këtë rast nëna si e dëmtuar strehohen jashtë  kësa komune dhe shtrohet pyetja pse most  të kemi  një strehimore edhe në Lipjan.Kështu  një grup  viktimave të mbyllen në  një qendër ku janë  të izoluara e që mund të punohet në risocializimin e tyre, ndërsa kryersi i dhunës ,në këtë rast burri të jetë i lirë.Pyetjeve të tilla  të këshilltarëve iu është përgjigjur kryetari i komuës z. Imri Ahmeti.

Ai në fillim ka thënë se për  atë  është e çartë opozitarizmi,por nuk mund ti kuptoj  të thënat e pa qena.”Si në tërë Kosovën edhe në Lipjan ka pasur mish të importuar me afat të skaduar,mirëpo  organet  e inspektoriatit  e kanë kryer  si duhet punën e tyre.Ndërsa ndërtimi i rrethrrotullimit në udhëkryqin  Lipjan- Janjevë ,së shpejti do të fillon të ndërtohet kures rrruga nga Lipjani deri në udhëkryq është hëqur nga planifikimi nga vetë Ministria e Infrastukturës.Kishte  pytje me të cilat është pajtuar edhe udhëheqja komunale  si:rregullimi dhe mirëmbajtja e  varrezave të martirëve  dhe e dëshmorëve, ndërtimi i një Qendre për rehabilitimin  e  grave si viktima të dhunës në familje dhe çështje të tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat