Berisha: Procesi i zhvendosjes së Hades, dështim i Qeverisë

Kosova

Berisha: Procesi i zhvendosjes së Hades, dështim i Qeverisë

Më: 4 prill 2018 Në ora: 13:26
Protesta në Hade

(E plotësuar) - Banorët e fshatit Hade të mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare sot kanë protestuar për vonesën e procesit të zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

Në këtë protestë u tha se mungesa e ofrimit të një zhvendosje të dinjitetshme të këtij fshati është dështim i qeverisjes lokale dhe qendrore.

 "Dislokim i menjëhershëm i fshatit Hade", "Nuk ka jetë në fshatin Hade", "Punësim",  janë disa nga kërkesat e këtyre banorëve të shkruara në pankartat e tyre.

Përfaqësuesit i banorëve të fshatit Hade, Ragip Grajqevci tha se banorët që jetojnë në këtë fshat i ekspozohen rrezikut për jetë dhe  zhurmës së madhe.

Kërkesa e këtyre protestuesve, sipas Grajqevcit mbetet që edhe pjesa e mbetur e fshatit Hade të përfshihet në planin për zhvendosjen e këtij fshati.

Grajçevci tha se nëse nuk reflekton Qeveria e vendit krahas kërkesave të tyre,  ata nuk do jenë mbështetës të projekteve, por do i mbrojnë pronat e tyre.

Grajqevci: Kërkojmë që qendra e Hades të përfshihet në planifikimin e KEK-ut

“Kërkojmë që pjesa e mbetur e fshatit Hade, pjesa qendër të përfshihet në planifikimin e KEK-ut për zhvendosjen e Hades e cila do të merret nga KEK-u, Qeveria dhe ministritë përkatëse shumë shpejt. Projekti ka ngelur vetëm në letër pa u zbatuar. Nëse anashkalohemi edhe këtë herë nga projekti i mëhershëm dhe i tanishëm premtojmë se nuk do të jemi mbështetës në projektet e juaja me qëllime për përfitime, por do i mbrojmë të drejtat tona legjitime ndaj pronave dhe aseteve individuale jetike me seriozitet edhe përgjegjësi politike dhe ligjore”, tha Grajqevci.

Kurse, drejtoresha e Forumit të Iniciativës Qytetare, Dajana Berisha tha se Qeveria e Kosovës ka dështuar për zhvendosjen e dinjitetshme të banorëve të fshatit Hade. Sipas saj banorët vazhdojnë që edhe pas 14 viteve të jenë në pikën zero.

Berisha: Për zhvendosjen e fshatit Hade ka dështuar Qeveria

"Mungesa e ofrimit të një zhvendosje të dinjitetshme të fshatit Hade është dështim absolut i  gjithë nivelit të qeverisjes qoftë të nivelit qendror, qoftë komunal, qoftë institucionet ndërkombëtarë si Banka Botërore, qoftë ministritë me radhë të gjithë janë dështuar në ofrimin e kësaj zhvendosje. Brengosem për këtë jashtëzakonisht shumë që iu shoh edhe njëherë pikërisht në pikën zero pra 14 vite dhe ju jeni prapë në këtë situatë veçse jeni akoma më të varfër, akoma edhe më të zhgënjyer", tha Berisha.

Sipas Berishës institucionet vendore nuk po duan të ofrojnë zgjidhje për problemet dhe kërkesat e këtyre banorëve.

Për të përkrahur protestuesit erdhi edhe kryesuesi i Kuvendit Komunal të Obiliqit, Burim Gërguri i cili tha se  do ofrojnë një zgjidhje të përhershme për banorët e Hades.

Sipas tij komuna po monitoron dhe procesin e zhvendosjes në lagjen Hade e Re.

Gërguri: Kësaj radhe do bëhet zgjedhje e përhershme

“Po konsiderojmë që kësaj radhe do të bëhet një zgjidhje e përhershme për banorët e fshatit Hade jo vetëm të qendrës por tërë fshatit dhe do të zbatohet plani për zhvillimin e mihjes së re..Sa i takon Hades së Re në Shkabaj këtë vit e dini që ka kaluar në administrim së bashku nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor në asamblenë komunale dhe kryetari i Komunës së bashku me drejtorinë e Humanizmit, Kadaster dhe Pronë, do e monitorojnë dhe do e zbatojnë planin për gjithë ato troje të cilat janë ndarë për parcellat ku zona i prek të zhvendosjes”, tha ai.

Gërguri u shpreh optimist se me qeverisjen e tanishme problemet e banorëve të Hades do të zgjidhen. E banorja e këtij fshati, Sanije Grajqevci tha banorët e Hades janë viktima të përfituesve të mëdhenj që dalin nga niveli qendror deri tek ai lokal.

Sipas saj përmes kësaj proteste banorët  do iu tregojnë udhëheqësve vendos se nuk do lejojnë që të manipulohet me pronat e tyre.

 Grajqevci  ka akuzuar udhëheqësit e vendit që banorëve të Hades po iu plaçkitin pronat e tyre.

Grajqevci: Njerëzit e Kosovës po na i plaçkitin pronat

"Mendoj që kjo protestë është ajo e cila do të tregon qeveritarëve  prej nivelit qendror por edhe nivelit komunal se qytetarët tani janë më të bashkuar se kurrë dhe nuk do lejojmë që të manipulohet dhe të përfitojnë nga pronat dhe nga kjo që po iu ndodh qytetarëve...Çka po ndodh në Kosovë nga vetë njerëzit tanë, thjeshtë nga plaçkitin pronat, na tjetërsojnë pronat dhe më së paku na pyesin për atë që është e drejtë e patjetërsuar", tha ajo.

Banori tjetër  Besnik Grajqevci, tha se ky fshat nuk i plotëson kushtet për jetesë, ndërsa  banorëve të kësaj ane po iu shkelen të drejtat e njeriut të cilat i garanton Kushtetuta e Republikës së Kosovës.

Ndryshe gjatë ditës së sotme, nënkryetari i komunës së Obiliqit, Ajet Berisha së bashku me kryesuesin e Kuvendit Komunal, Burim Gërguri kanë pritur në takim përfaqësues të banorëve të fshatit Hade. Në këtë takim u diskutua për shqetësimet e këtyre banorëve lidhur me zgjerimin e mihjes së re, si dhe kërkesat tjera që kanë të bëjnë me shpronësimin në këtë pjesë.

Banorët e Hadës protestuan për vonesën e zhvendosjes

Banorët e fshatit Hade të mbështetur nga Forumi për Iniciativa Qytetare sot kanë protestuar për vonesën e procesit të zhvendosjes dhe anashkalimin e fshatit Hade.

"Dislokim i menjëhershëm i fshatit Hade", "Nuk ka jetë në fshatin Hade", "Punësim", "Jo mësim i përbashkët kl 1-3, kl 2-4", janë disa nga kërkesat e këtyre banorëve të shkruara na pankarta.

Ragip Granqevci, përfaqësues i fshatit Hade tha se që nga vitit 2004 këtyre banorëve iu është premtuar zgjidhje dhe zhvendosje por kjo ende nuk ka ndodhur , ndërsa tani këta banorë po jetojnë në pjesën e fshatit e cila është mjaft e rrezikuar dhe ka shumë zhurmë.

 Ai tha se po kërkojnë që edhe qendra e këtij fshati të jetë e përfshirë në projektin për  zhvendosje.

"Projekti për zhvendosjen tonë ka ngelur, nëse anashkalohemi edhe këtë herë nga projekti i tanishëm premtojnë se nuk do jemi përkrah të projekteve tuaja por do mbrojmë pronat tona në mënyrë ligjore, është momenti i fundit", tha ai.

Burim Gërguri, kryetar i Kuvendit Komunal të Obiliqit, u ofroi përkrahje banorëve.

Gërguri tha se me qeverinë Haradinaj do të zgjidhet problemi i gjithë banorëve të Hadës.

Kurse, banorja e Hades, Sanije Granqevci tha se banorët e këtij fshati po përjetojnë tmerrin e vërtetë.

Ajo tha se janë mbledhur sot për t’u treguar udhëheqësve vendor se nuk do lejojnë manipulimin me pronat e tyre.

Drejtoresha e Forumit Iniciativa Qytetare , Dajana Berisha duke u shprehur e brengosur për gjendjen e këtyre banorëve,  tha se edhe pas 14 viteve gjendja e tyre vazhdon të jetë në pikën zero.

Sipas saj ,mos zhvendosja e këtyre banorëve është dështim i qeverive të vendit dhe bankës botërore.

Përfaqësuesit e fshatit paralajmëruan se do të takohen me nënkryetarin e komunës, Ajet Berisha  për të gjetur zgjidhje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat