Jetë e vështirë e romëve, Haradinaj premton përkrahje për ta

Kosova

Jetë e vështirë e romëve, Haradinaj premton përkrahje për ta

Më: 6 prill 2018 Në ora: 10:20
Albert Kinolli

(E plotësuar) - Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj sot në Ditën ndërkombëtarë Rome ka thënë se bashkë edhe me komunitetin rom të bëjnë gjithqka që ky komunitet të ketë jetë më të mirë.

Haradinaj ua ka uruar 8 Prillin në gjuhën e këtij komuniteti.

Haradinaj: Do të mundohemi që fëmijët romë të mësojnë në gjuhën e tyre

“Besoj çdo tabu ose çdo pengesë që na del përpara do ta zgjedhim bashkë. Kemi hartuar strategjinë dhe në zbatim të saj do të gjejmë vetëm resurset, përkrahjen për këtë strategji, por edhe vullnetin e ndërsjellë të të gjitha niveleve të institucioneve tona  edhe atyre komunale në mënyrë që fëmijët romë kur të fillojnë shkollimin të jenë të përkrahur  edhe në tekste edhe në mundësinë  që të mësojnë edhe në gjuhën e tyre”, tha Haradinaj.

Në këtë ngjarje ka folur edhe deputeti  i Kuvendit të Kosovës Albert Kinolli I cili falënderoi kryeministrin Haradinaj për mbështetjen e vazhdueshme që po i jep këtij komuniteti.

Ai tha se tashmë ka ndryshuar formati i festimit të kësaj dite e cila viteve të kaluara ka qenë ndryshe nga sot.

Kjo për shkak siç tha Kinolli tash më shumë do të punojnë e më pak do të flasin.

Kinolli: Bashkë me Qeverinë më shumë do të punojmë

“Kjo është një kënaqësi dhe privilegj për ne sepse romët e Kosovës dallohen nga romët e rajonit, ne dallohemi sepse jemi krenarë dhe po besoj se jemi të vetmit që në mënyrë institucionale ta festojmë 8 Prillin, ditën e Romëve. Më herët ka qenë traditë që këtu të ketë tavolina, të mbajmë fjalime dhe të dalim me  rekomandime të cilat për fat të keq shumë pak kanë gjetur zbatim. Qeveria e Kosovës me në krye Ramush Haradinajn kemi obligim ndaj qytetarëve, bazuar në praktikat e mëhershme që shumë pak të flasim e shumë më shumë të veprojmë”, tha Kinolli.

Gazmend Salijeviq nga Këshilli Konsultativ për Komunitete tha se komuniteti rom përballet me varfëri dhe mos zgjidhjen e problemave të shumta të tyre. Edhe Salijeviq shprehu falënderime ndaj Qeverisë dhe kryeministrit Haradinaj për mbështetje të këtij komuniteti.

Salijeviq përmendi edhe papunësinë e këtij komuniteti dhe numrin e vogël të studentëve nga ky komunitet. 

Salijeviq: Asnjë student rom nuk është punësuar në Qeveri

“Asnjë student nuk kemi të punësuar në institucione dhe shpresoj se kjo pasqyrë do të ndryshojë”, tha Salijeviq.

Në fund përfaqësuesit e komunitetit rom ndanë mirënjohje për kryeministrin Haradinaj.

Shënohet dita ndërkombëtarëve e Romëve

Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të komunitetit rom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat