Ne Kolegji “Mehmet Akif” si familje i falenderojmë në radhë të parë: nxënësit tonë të dashur, prindërit e respektuar, përfaqësuesit e mediave, zyrtarët e nderuar dhe popullin mik e vëlla të Kosovës që nuk kursyen mbështetjen e tyre dhe na qëndruan pranë gjatë këtyre diteve të vështira të këtij skandali ligjor.
Kolegjet “Mehmet Akif” veprojnë në bazë të ligjeve të Kosovës që nga viti 2000 dhe do të vazhdojnë edhe tani e tutje të kontribuojnë në arsimin e Kosovës.
Më këtë rast ju njoftojmë se provimi i bursës do të mbahet ashtu siç është paraparë më 21 Prill, ndërsa zbritja e regjistrimit të hershëm të muajit Mars do të shtyhet deri më 15 Prill.
Stafi i Kolegjit “Mehmet Akif”