Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë - Bota Sot
Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë

Kosova

Në QKUK do të kursehen gjysmë milioni euro në vit nga efiçenca e energjisë

Më: 16 prill 2018 Në ora: 11:22
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka,Uran Ismaili, Marco Mantovanelli, Basri Sejdiu

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka thënë se Qeveria e Kosovës së bashku me Bankën Botërore janë duke investuar në 12 objekte, prej tyre nëntë janë spitalore dhe tri janë universitare, dhe deri në fund të vitit do të përfundojnë 50 projekte që do të ndihmojnë në kursimin e energjisë elektrike.

Këto komente ministri Lluka i bëri gjatë ceremonisë së inaugurimit të projektit të Kosovës për efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë në klinikën Stomatologjisë në QKUK.

Lluka: Gjysmë milioni euro kursime në vit

“Me këto projekte, realisht objektet jo që janë tani në një gjendje më të mirë, por gjithashtu edhe kushtet e punës janë përmirësuar, dhe çka është më rëndësi ka edhe kursime jashtëzakonisht të mëdha nga energjia. Pra, të gjitha këto 12 projektet e para parashohin diku rreth gjysmë milioni euro që janë kursime vjetore nga faturat e energjisë, mjete të buxhetit, të cilat do të shpërndahen aty ku duhet(në vend adekuat)”, ka thënë  Lluka.

Ai pret që të përurohen edhe 20 projekte të tjera deri në shtator të këtij vit.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili me këtë rast tha se në kuadër të reformave në shëndetësi, është edhe reduktimi i shpenzimeve nëpër institucione shëndetësore.

Ismajli: Kursimet buxhetore të dedikohen në për nevojat e mëdha në shëndetësi

“Në këtë reformë të madhe të shëndetësisë, të cilën jemi duke u munduar me bërë, një pjesë e rëndësishme ka me qenë edhe zvogëlimi i kostove të cilat institucionet shëndetësore i gjenerojnë, ne me këtë kemi krijuar një mundësi që të kemi 400 mijë euro ulje të shpenzimeve dhe na jep neve një model të mirë nga këto nëntë objekte spitalore, të cilat janë rinovuar në këtë formë. Na jep edhe një model për të hyrë edhe tek të gjitha institucionet tjera shëndetësore. Kjo do të jetë një model i joni që na u ka dhurua, por që në anën tjetër ne nuk do të ndalemi me kaq, dhe besoj që do të mundohemi të bashkëpunojmë që ta shpërndajmë tek të gjitha institucionet shëndetësore të tjera dhe ti ruajmë shpenzimet të cilat krijohen, duke i dhënë mundësi që buxhetin ta qojmë sa më shumë tek pacientët dhe tek nevojat të cilat janë shumë të mëdha për pacientët tanë”, ka thënë ministri Ismajli.

Drejtori i Shërbimit Klinik Universitar dhe Spitalor të Kosovës, Basri Sejdiu ka thënë se ky projekt është një ndihmesë e madhe pasi ato kursime do të shpërndahen për shërbime të pacientëve.

Sejdiu: Kursimet do t’i shfrytëzojmë për barna dhe projekte në këtë fushë

“Në emër të shërbimit spitalor ju faleminderit shumë për këtë projekt i cili është një ndihmesë e madhe se ato kursime që bëhen do të shfrytëzojmë  për barna ose për projekte në vijim”, thëne Sejdiu.

Drejtori i BB për Kosovë Marco Mantovanelli ka thënë po e mbështesin Qeverinë e Kosovës me një hua prej 31 milionë dollarë, ku qëllimi është kursimi i fondeve publike, që pritet brenda një viti të shkurtohen shpenzimet prej 18 milionë euro në vit, nga të gjitha projektet.

Mantovanelli: Qëllimet e këtij projekti janë për efikasitet në shpenzimin e parasë publike    

“Qëllimet e këtij projekti janë që të ketë më shumë efikasitet në shpenzimin e parasë publike. Ne presim që pas realizimit të këtij projekti me këto kursime, fondet publike të kursehen në shumë prej 18 milionë euro në vit. Objekti i dytë i këtij projekti është që të zvogëlohet kërkesa për energji dhe me këtë të kontribuohet që të kemi një sektor më të qëndrueshëm të energjisë, objektivi I tretë natyrisht se është për një ambient më të pastër dhe I katërti që përmes këtij procesi të krijohen vende pune”, theksoi Mantovanelli.

Ndryshe, projekti për Efiçiencë të Energjisë dhe Energji të Ripërtërirë është duke vazhduar me përkrahje të BB edhe në sektor tjerë, nëpër komuna.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
test