Kronologji kuriozitetesh në Kosovë

Kosova

Kronologji kuriozitetesh në Kosovë

Nga: Islam Fejzullahu Më: 17 prill 2018 Në ora: 17:21
Prishtinë

Sikur Kosova të ishte një vend në mes të shteteve të Afrikës do të mendohej se atje mbretëron një aparteid i pa parë jo vetëm sundimi por në të gjitha sferat e jetës!

Që nga ardhja ne krye të shtetit të këtij koalicioni qeverisës, koalicion me parti e mini parti vetëm edhe me nga një antar qe gjithësejt janë hiq me pak se 25 parti, vendi jo vetëm se rrezikon me një falimentim si shtet, por rrezikon ta humb edhe atributin e shtetit! 

Fillimisht qeveria e koalicionit akoma nuk arrijti qe t'ua plotësoj dëshirat besa edhe kushtëzimet të gjitha partive të koalicionit për tua rehatuar anëtaret e simpatizantët të cilët çdo ditë tani kanë filluar edhe të kërcënojnë me dalje nga koalicioni qeverisës.

Themeluan 21 ministri duke akomoduar edhe njerëz të dyshimta ndaj te cilave  tani janë ngritur edhe aktakuza të llojeve të ndryshme nga korrupsioni, keqpërdorimi i pozitës zyrtare e deri tek keqpërdorimet e llojeve te veta deri edhe ne shkatërrimet e institucioneve shtetërorë (Post telekomi, Trepçën, Hekurudhën,.. e shumë tjera) me parimin: Ndaj, plaçkit e falimento! 

Kronologjia e kurioziteteve fillon me demarkacionin (kaloj pas shumë peripetive, kërcënimeve, dallavereve me pretendim dëmtimi të vendit me humbjen e rreth 8 mijë hektarëve tokë), takimet e fshehta te presidentit te vendit me pushtetarët serb me prapavija te dëmshme dhe qëllimkëqija vetëm qeta shpëtoj kokën e vet dhe ta tërhjek vëmendjen nga të këqijat qepo i sjellin vendit, arrestimi i zyrtarit serb (një inskenim  spektakular pikërisht nga presidentet e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimeve të fshehta te tyre, planifikimi i kidnapimit të shtetasve turq me qëndrim të përkohshëm ne Kosovë me pretekst dhe plan të presidentit turk dhe atij Kosovar, skenat dhe prapaskenat e rrezikshme me rastin e shkarkimeve nga kryeministri të vartësve të tij rreth këtij rasti si dhe sjelljet, ngjarjet dhe tronditjet në seanca te kuvendit janë pak a shumë si dëshmi qe i japin një shkas te mendojmë vallë a ndodhemi ne si popull i këtij shteti ne mes të Evropës mashtruese apo ne mes të Afrikës me aparteid.

Përfundimisht filluan përvjetorët e ndryshme nga lufta e fundit me një gjenocid, më një shkatërrim total nga një armik shekullor i cili jo vetëm qe nuk u ndëshkua e as u akuzua deri me sot nga institucionet e shtetit të Kosovës për ato të bëma vendit dhe popullit të pafajshëm por edhe po shpërblehet me  favore ne bisedimet  maratonike ne Bruksel nga njerëz te cilët çdo ditë e ma tepër po dëshmojnë se nuk meritojnë poste po llogaridhënie para drejtësisë dhe popullit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat