Ne verë mbahet panair vetëm me produkte shqiptare

Kosova

Ne verë mbahet panair vetëm me produkte shqiptare

Më: 23 prill 2018 Në ora: 16:49
Ilustrim

Plus Market në Ferizaj ka filluar përgatitjet për mbajtjen e një panairi të madh në Ferizaj me biznese nga të gjitha trojet shqiptare për promovimin e produkteve shqiptare.

Sylejman Neziri, pronar i Plus Marketit ka thënë për KosovaPress se kanë filluar përgatitjen për mbajtjen e një panairi me bizneset nga të gjitha trojet shqiptare, më 23 deri 26 korrik.

Ai thotë se ky panair mbahet në verë për shkak edhe të diasporës që janë të pranishëm në këtë kohë në Kosovë.

“Do të mbajmë një panair me produktet ‘blej shqip’, nga të gjitha vendet shqiptare ku do. Ka ardhur koha që ti promovojmë prodhimet shqiptare. Unë në marketin tim, Plus Market, mbaj vetëm produktet me prodhime shqiptare. As një produkti nga Serbia nuk i japim hapësirë në marketin tonë, kështu duhet vepruar të gjitha dyqanet e vendit dhe marketet e mëdha në Kosovë e më gjerë”, ka thënë Neziri.

Ky lloj panairi, sipas Nezirit organizohet për herë të parë në Ferizaj, dhe pret që të bëhet tradicional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat