Departamentit të Gazetarisë i dhurohen 560 libra

Kosova

Departamentit të Gazetarisë i dhurohen 560 libra

Më: 3 maj 2018 Në ora: 15:11
Librat

Nga sot studentët e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Filologjisë do kenë mundësi më të mëdha për të marr njohur rreth gazetarisë, kjo pasi që Ambasada Amerikane në Kosovë i ka dhuruar këtij departamenti 560 libra që kanë të bëjnë me fushën e medies.

Ky donacion i SHBA-ve u bë  me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit.

Drejtoresha e Institutit të Medies në Departamentin e Gazetarisë, Remzie Shahini-Hoxhaj tha se këto libra do shërbejnë shumë për edukimin dhe arsimin e gazetarëve të rinj.

Shahini- Hoxhaj bëri të ditur se ky fond librash do i plotësoj nevojat e studentëve të këtij departamenti pasi që kanë mungesë të madhe të librave të kësaj fushe.

Shahini-Hoxhaj: Ky donacion do e plotësojë mungesën e librave

“Sot ne këtu po e marrim një donacion prej 560 librave të sferave të gazetarisë të përkthyer në gjuhën shqipe dhe disa kopje të një libri tjetër në gjuhën angleze të cilat janë shumë të rëndësishme për edukimi dhe arsimimin e gazetarëve të rinj...06;15”Shkenca e medies është një shkencë e re në gjithë botën posaçërisht në Kosovë prandaj nuk kemi shumë literaturë në gjuhën shqipe  besoj që do ta përmbushin një pjesë të madhe të mungesës që e kemi të literaturës në gjuhën shqipe. Domethënë nga 560 kopje gjithsej, ne kemi dikur gjithsej 500 student në tri nivelet kështu që ne këto kopje do ia dhurojmë çdo studenti tonë dhe do i kemi për ne si departament”, u shpreh Shahini-Hoxhaj.

Ajo po ashtu tha se ky departament ka edukuar shumë për mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut si dhe lirin e shprehjes në Kosovë.

Kurse, Richard Mei nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë,  u shpreh se liria e shtypit është shumë e rëndësishme për një shtet demokratik, prandaj  inkurajoi studentët dhe stafin e këtij departamenti të vazhdojnë tutje me punën e tyre në këtë drejtim.

Ai tha se kanë përkthyer një doracak nga gjuha angleze në shqip, i cili do shërbej  në edukimin e gazetarëve të rinj.

Mei: Liria e shtypi  e rëndësishme për një shtet demokratik

“Lira e shtypit është shumë vitale për një vend dhe dëshiroj ta përgëzoj edhe departamentin e Gazetarisë, edhe Universitetin e Prishtinës dhe studentët dhe stafin që e marrin këtë element shumë seriozisht dhe dëshiroj që ju ta vazhdoni këtë profesion meqë është i rëndësishëm për demokracinë e një vendi. Për të ndihmuar në këtë aspekt ne kemi ndihmuar këtë libër këtë doracak që do iu hy në punë në edukimin e gazetarëve të rinj dhe shpresojmë që të shërbej për edukimin e shoqërisë në përgjithësi në një vend demokratik”, ka deklaruar Mei.

Me rastin e dhurimit të këtij fondi librash nga Ambasada e SHBA-ve në Kosovë për Departamentin e Gazetarisë, disa tituj iu dhuruan studentëve të pranishëm.

Krejt në fund nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovës u bë e ditur se konkursi për studime master në Amerikë është hapur për studentët kosovar që duan t’i vazhdoj studimet atje. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat