Thaçi thërret institucionet të bëjnë më shumë për zjarrfikësit

Kosova

Thaçi thërret institucionet të bëjnë më shumë për zjarrfikësit

Më: 4 maj 2018 Në ora: 11:23
Ilustrim

Presidenti Hashim Thaçi në ditën botërore të zjarrfikësve ka thënë se institucionet e Kosovës duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e zjarrfikësve.

“Sot është Dita Ndërkombëtare e heronjve të përditshëm të shoqërisë sonë, zjarrfikësve. I uroj të gjitha vajzat dhe djemtë tanë, që përditë deri në vetëmohim luftojnë kundër zjarrit, për të shpëtuar jetë dhe prona të qytetarëve tanë. Institucionet e Kosovës, por edhe mbarë shoqëria jonë, duhet të bëjnë më shumë për mirëqenien e tyre, duke investuar kështu në sigurinë tonë kolektive”, ka shkruar ai, përcjell KosovaPress.

4 Maji u përcaktua si dita botërore e zjarrfikësve që nga viti 1999, pasi katër zjarrfikës në Australi vdiqën në rrethana tragjike nga flakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat