Trupi i gjetur në lumin Ibër është i një femre

Kosova

Trupi i gjetur në lumin Ibër është i një femre

Më: 8 maj 2018 Në ora: 20:19
ilustrim

Më herët u konfirmuar se polica ka gjetur një trup të pajetë në lumin Ibër në Mitrovicë.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë për rajonin e Mitrovicës ka thënë se sipas dyshimeve të para, bëhet fjalë për një femër rreth 48 vjeçare.

Por, Zahiti ka theksuar se deri më tani nuk kanë asnjë informacion tjetër.

“Trupi është dërguar për ekzaminime mjeko-ligjore. Informacione tjera për momentin nuk mund të japim”, tha Zahiti. Trupi është gjetur rreth orës 17:30 në rrjedhën e lumit Ibër.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat