Rahoveci me marrëveshje bashkëfinancon dy projekte

Kosova

Rahoveci me marrëveshje bashkëfinancon dy projekte

Më: 16 maj 2018 Në ora: 08:43
Rahovec

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar Marrëveshje për Bashkëfinancim të projekteve me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swiss Intercooperation menaxhuar nga Projekti DEMOS.

Bazuar në marrëveshjen e nënshkruar, projektet të cilët do të bashkë financohen janë: “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec”.

Shuma totale për realizimin e projekteve është në vlerë para llogaritare prej 230 mijë e 493 euro. DEMOS do të kontribuojë me 95 mijë e 493 euro nga Grand i performancës, kurse Komuna e Rahovecit për realizimin e këtyre projekteve, nga buxheti i sa për vitin 2018, do të ndajë 135 mijë euro.

Sipas një kumtese dërguar mediave, mjetet e marra donacion nga projekti DEMOS, do të shpërndahen në këtë mënyrë: 75 mijë euro për projektin “Ndriçimi publik dhe mirëmbajtja e rrjetit ekzistues-Xërxe” dhe 20 mijë e 493 euro për projektin “Investime për krijimin e hapësirave gjelbëruese në Rahovec”.

Obligimet e Komunës së Rahovecit janë, që pas pranimit të marrëveshjes të nënshkruar dhe të protokolluar, të hartoj projektet zbatuese si dhe të zhvilloj tërë dokumentacionin e nevojshëm që projekti të mos ketë pengesa në realizim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat