Ndalimi i qarkullimit në rrugën nacionale bllokon Kaçanikun - Bota Sot
Ndalimi i qarkullimit në rrugën nacionale bllokon Kaçanikun

Kosova

E shtunë, 20 tetor 2018

Ndalimi i qarkullimit në rrugën nacionale bllokon Kaçanikun

Më: 16 maj 2018 Në ora: 09:06
Kaçanik

Kryetari i Komunës së Kaçanikut, Besim Ilazi, në emisionin “Zyra e Ankesave”, në RTV Dukagjini ka folur rreth ndalimit të qarkullimit të automjeteve në rrugën Kaçanik–Hani i Elezit, pasi qytetarët sipas tij, ende nuk kanë një rrugë alternative për qarkullim.

Ilazi tha se qytetarët e kanë shprehur shqetësimin e tyre me një protestë edhe pse kishin pasur premtime nga Ministria e Infrastrukturës se do të bëhet një zgjidhje me hapjen e një rruge alternative.

“Kaçaniku dhe disa komuna të vogla janë lënë anash. Ka qenë një shqetësim i qytetarëve pasi është mbyllur rruga pa ndonjë rrugë alternative. Të dielën me dy zyrtarë të ministrisë kemi ecur në këmbë nga ajo zonë dhe na është premtuar që shumë shpejt do të na bëhet zgjidhja, e deri tash asgjë nuk është bërë”, ka thënë Ilazi.

Ndryshe, Ministria e Infrastrukturës ka nxjerr një vendim për ndalimin e qarkullimit të automjeteve në rrugën nacionale N2, Kaçanik–Hani i Elezit, deri në një afat të pacaktuar pasi ka paraqitur rrezik nga rrëshqitja e dheut dhe gurëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test