Lluka në Sofje: Kosova ka luajtur rol kryesor në lidhjen mes vendeve

Kosova

Lluka në Sofje: Kosova ka luajtur rol kryesor në lidhjen mes vendeve

Më: 16 maj 2018 Në ora: 14:38
Ministri Lluka bashkë me homologët e rajonit, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit drejtë zhvillimit të rajonit.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka po merr pjesë në forumin e parë me temë: Perspektiva e Investimeve: Ballkani Perëndimor, si pjesë e takimeve të Samitit të Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor në Sofje të Bullgarisë.

Në këtë forum, Ministri Lluka bashkë me homologët e rajonit, kanë diskutuar për rëndësinë e bashkëpunimit drejtë zhvillimit të rajonit.

“Kosova, duke qenë në mes të vendeve të Ballkanit Perëndimor, ka luajtur rol kryesor në lidhjen në mes vendeve. Investimet në infrastrukturë rrugore, hekurudhore dhe tash në telekomunikacion që Kosova ka realizuar dhe është duke realizuar, e bëjnë rajonin më të ndërlidhur dhe më atraktiv për investime të huaja”, ka thënë Lluka, thuhet në kumtesën për media.

Kreu i MZHE-së ka vlerësuar se integrimi i një tregu të përbashkët energjetik mbetet sfida kryesore në vend.

Gjithashtu, Ministri Lluka para shumë bizneseve të huaja që ishin prezent, ka prezantuar mundësitë që Kosova ofron në sektorë të ndryshëm, me fokus në Energji, Miniera dhe Teknologji Informative.

Forumi Perspektiva e Investimeve: Ballkani Perëndimor mbahet në margjinat e  Samitit BE-Ballkani Perëndimor që mbahet në Sofje të Bullgarisë, vend i cili aktualisht mban Presidencën e radhës së BE-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat