Yagcilar dhe O`Conell bisedojnë për reformat në Administratën Publike

Kosova

Yagcilar dhe O`Conell bisedojnë për reformat në Administratën Publike

Më: 17 maj 2018 Në ora: 15:56
Mahir Yagcilar dhe Ruairi O`Conell

Ministri i MAP-it, Mahir Yagcilar ka pritur Ambasadorin e Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruairi O`Conell, me të cilin kanë diskutuar për bashkëpunimin e deritanishëm dhe reformat në administratën publike.

Ministri fillimisht e falënderoi ambasadorin Britanik O`Conell dhe qeverinë e Britanisë së Madhe për përkrahjen e vazhdueshme të dhënë në fuqizimin e shtetësisë, në proceset integruese dhe në demokratizimin e vendit tonë.

Në fokus të këtij takimi, ishte vazhdimi i bashkëpunimit të procesit të rekrutimit për pozitat e larta drejtuese, ku palët u dakorduan për avancimin e politikave në këtë fushë, thuhet në komunikatë

Ndërsa, ambasadori O`Conell dëshmoi gatishmërinë për forcimin e bashkëpunimit me Ministrinë e Administratës Publike dhe përkrahjen edhe në fazat tjera të reformimit të administratës publike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat