Thaçi: Faza finale e dialogut, do të jetë shumë e vështirë për mua

Kosova

Thaçi: Faza finale e dialogut, do të jetë shumë e vështirë për mua

Më: 18 maj 2018 Në ora: 17:24
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka deklaruar se faza e fundit e dialogut me Serbinë do të fillojë pas disa javësh, derisa është shprehur optimist se në një periudhë nëntë mujore do të përmbyllet si marrëveshje.

Presidenti Thaçi në një konferencë për media, pas kthimit nga Samiti i Sofjes, ka thënë se samiti ka ritheksuar perspektiven evropiane të tërë rajonit të Ballkanit Perëndimor. Kurse, sa i përket dialogut me Serbinë, ka thënë se perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe përgjegjësi dhe kosto.

Sipas tij, ky samit ka të veçantën e vet pasi Kosova për herë të parë në historinë e vet, ka marrë pjesë në një samit të tillë.

Thaçi: Kosova për herë të parë mori pjesë në samit si shtet i barabartë me shtetet e tjera

“Është hera e parë që Kosova  merr pjesë në një samit të këtij niveli si shtet i barabartë me të gjitha shtetet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Ka qenë një fitore diplomatike për Kosovën dhe për të gjitha shtetet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian që e njohin Kosovën dhe të tjerat që janë në proces të njohjes........ Deklarata e Sofjes përmban pika jashtëzakonisht të rëndësishme. Teksti i saj është dakorduar në mes të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe në mes të shteteve të Ballkanit Perëndimor. Pika kryesore e deklaratës është pika dy, që thotë qartë se BE riafirmon mbështetjen pa ekuivoke për perspektiven evropiane të Ballkanit Perëndimor. Në pikat tjera bën thirrje për vazhdimin e reformave në të gjithë sektorët “, ka thënë Thaçi.

Presidenti Thaçi shtoi se Kosova është përfaqësuar denjësisht dhe ka pas mundësi të prezantojë rezultatet pozitive konkrete në të gjitha fushat e diskutuara.

Ai përmendi takimet që ka pasur, duke thënë se interesimi i sinqertë i kancelares gjermane, Angela Merkel është parë që të bëjë bashkë edhe me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ku është konfirmua edhe një herë përkushtimi që të fillojë faza e fundit e dialogut, e cila do të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshëm për palët dhe me njohje reciproke të ndërsjellët.

Thaçi përmendi edhe takimin me Mogerini dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiq në selinë e BE-së në Sofie.

Thaçi: Do të jetë proces shumë i vështirë për mua

“U përsërit përkushtimi që të fillojmë përgatitjet për fazën përfundimtare të dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë. Të dyja palët jemi të vendosura që të punojmë, që të arrijmë paqe të qëndrueshme stabilitet për shtetet tona, për popujt tanë por dhe reflektime edhe për rajonin në përgjithësi...... Do të jetë një proces shumë i vështirë për Kosovën, nuk do të jetë i lehtë fare as për Serbinë, më mirë të them do të jetë proces shumë i vështirë për mua si President i vendit, sikur që nuk do të jetë i lehtë as për Presidentin Vuçiq por ne nuk mund të mbesim pengë i së kaluarës, nuk mund të mbesim peng i opinioneve ngulfatëse për të lëvizur perspektiven evropiane, ne duhet të mendojmë për të sotmen dhe të ardhmen“, ka thënë Thaçi.

Ai shtoi se nuk e kemi komunitetin që t’i hynë ndonjë aventure të refuzimit të ofertës evropiane dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun përfundimtar me Serbinë, por gjithashtu nuk mund të ketë perspektivë për anëtarësim pa fqinjësi të mirë.

Thaçi: Perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe kosto

“Perspektiva evropiane për aq sa ka favore ka edhe përgjegjësi, ka edhe kosto, është rrugë shumë e vështirë, e gjatë, me plotë kokë dhimbje por ky është rrugëtimi i jonë i vetëm.....do të ishte jo korrekte prej meje të flas për çështje javësh, për çështje muajsh se ku do të përmbyllet por do të fillojë pas disa javësh ndërsa, unë jm optimist se një periudhë nëntë mujore do të përmbyllet si marrëveshje, do të jetë një provces i vështirë, me plotë komplikime, mund të ketë edhe të panjohura, nuk e besoj që do të ketë befasi por shpresë në këtë proces më jep përfshirja e fuqishme dhe unike e Bashkimit Evropian dhe mbështetja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës“, ka thënë Thaçi.

Thaçi theksoi se Kosova prej 95 kritereve të kërkuara i ka implementuar në tërësi, prandaj pret që gjatë pjesës së dytë të muajit qershor të jetë deklarimi i Komisionit Evropian dhe pastaj të kemi edhe periudhat kohore të specifikuara se kur gjatë këtij viti mund të lëvizin lirshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat