Agim Veliu njofton se sot ka filluar funksionimi i spitalit të Podujevës

Kosova

Agim Veliu njofton se sot ka filluar funksionimi i spitalit të Podujevës

Nga: D.RR Më: 23 maj 2018 Në ora: 17:08
Agim Veliu njofton se sot ka filluar funksionimi i spitalit të Podujevës

Kryetari i Podujevës, Agim Veliu ka njoftuar përmes një postimi në Facebook, se nga sot kjo komunë do të bëhet me spital funksional.

Në postimit e tij, Veliu ka shkruar se kushtet më parë në këtë spital ishin jo të mira.

Ai ka theksuar se me funksionalizimin edhe të reparteve të tjera, pacientët nuk do të kenë nevojë të shkojnë në SHSKUK për të marrë shërbime shëndetësore spitalore, por ato do t’i marrin në Spitalin e Podujevës.

Ky është postimi i Veliut:

Kam kënaqësinë ta ndaj me ju lajmin e shumëpritur, se sot ka filluar funksionimi i Spitalit të Podujevës.

Kushtet në të cilat ka funksionuar deri më tani reparti i Maternitetit në QKMF, kanë qenë jo të mira, prandaj fillimisht në objektin e ri kemi bartur këtë repart.

Në të ardhmen do t’i aktivizojmë edhe repartet e tjera bashkë me kompletimin e aparaturës së nevojshme, për të cilën edhe është ndarë buxhet nga Ministria e Shëndetësisë, që pritet të realizohet gjatë këtij viti.

Fillimi i punës së Spitalit të ri është një sukses dhe e arritur për shëndetësinë në Llap, prandaj jam i lumtur që përkundër vështirësive dhe propagandës së zhvilluar kemi arritur ta bëjmë Podujevën me spital, i cili do të ofrojë shërbime shëndetësore të nivelit bashkëkohor për pacientët.

Me funksionalizimin edhe të reparteve të tjera pacientët tanë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në SHSKUK për të marrë shërbime shëndetësore spitalore, por ato do t’i marrin në Spitalin e Podujevës.

Ky objekt me rëndësi të veçantë për qytetarët tanë është ndërtuar me mjete nga buxheti i Komunës së Podujevës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat