Ismaili: Në dhjetor, pako e ilaçeve që planifikojmë të jepen falas

Kosova

Ismaili: Në dhjetor, pako e ilaçeve që planifikojmë të jepen falas

Më: 23 maj 2018 Në ora: 22:12
Uran Ismaili

Sonte, në emisionin “Pressing”, u diskutua për problemet në shëndetësi dhe për kancerin, në veçanti.

Ministri i Shëndetësisë, Uran Ismaili, ka paralajmëruar se terapia për kancer do të futet në listën e barërave esenciale.

Ismaili ka bërë të ditur se së shpejti do të rishqyrtohet kjo listë, pasi që një gjë e tillë nuk është bërë që shumë vite.

Ai po ashtu ka thënë se gjatë dhjetorit do të prezantohet pakoja e ilaçeve, që Ministria planifikon të japë falas për pacientë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat