Në Kosovë mot kryesisht me diell

Kosova

Në Kosovë mot kryesisht me diell

Më: 29 maj 2018 Në ora: 07:26
Ilustrim

Ditëve të fundit të muajit maj, më ngrohtë, me intervale më të gjata me diell.

Edhe në ditët në vijim temperaturat e ajrit do të mbesin mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, ndërsa maksimalet nga 24C deri në 26C.

29.05-30.05 - Mot i ngrohtë, të martën kryesisht me diell, e ditën e mërkurë pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata me diell.

31.05-1.06 - Mot me vranësira dhe intervale me diell. Pasdite vonë dhe në mbrëmje priten zhvillime të shtrëngatave të shpërndara me shi.

Sipas Prishtina Weather, do të fryjë erë e lehtë nga verilindja 2-3m/s, e nga mesi i javës erë mesatare nga perëndimi-veriperëndimi 2-7m/s. Shtypja atmosferike do zbres nën vlera normale.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat