Diskutohet për gjendjen e sigurisë në ANP

Kosova

Diskutohet për gjendjen e sigurisë në ANP

Më: 31 maj 2018 Në ora: 15:58
Takimi i dytë i Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civi

Është mbajtur sot takimi i dytë i Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil. Ky komision është themeluar me vendim të kryeministrit të Kosovës, me numër nr: 08/19/2011.

“Takimi është ftuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi,  në cilësinë e kryesuesit të Komisionit Kombëtar për Siguri të Aviacionit Civil, për të diskutuar në lidhje me gjendjen e sigurisë së aviacionit civil në Republikën e Kosovës”, thuhet në një njoftim të MPB-së.

Në këtë takim u diskutua edhe për raportin dhe rekomandimet e Komisionit Evropian, për vizitën vlerësuese në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, për gjendjen e sigurisë.  “Të gjithë të pranishmit vlerësuan se gjendja e sigurisë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës ‘Adem Jashari’ është brenda standardeve ndërkombëtare të kërkuara”, thuhet në komunikatë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat