Limaj uron Ditën e fëmijëve, thotë se janë pasuri e madhe

Kosova

Limaj uron Ditën e fëmijëve, thotë se janë pasuri e madhe

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 11:48
Fatmir Limaj

Kryetari i Nismës Socialdemokrate dhe zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj ka uruar 1 Qershorin, Ditën e Fëmijëve.

Limaj përmes një postimi në ‘Facebook’, ka thënë se është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t’u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim e edukim si dhe mundësi për të realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre.

“Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t'u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë”, ka shkruar ndër të tjera Limaj në llogarinë e tij në ‘Facebook’.

 Postimi i plotë i Limajt: 

Të gjithë fëmijëve në mbarë botën, urime 1 Qershorin, Ditën e fëmijëve! Është obligim i yni që fëmijëve në Kosovë t'u krijojmë kushte sa më të mira për shkollim, edukim si dhe mundësi për t'i realizuar ëndrrat dhe dëshirat e tyre. Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja e çdo shoqërie dhe përkushtimi ynë është që të gjithë fëmijëve në Kosovë t'u krijojmë mirëqenie e perspektivë sa më të mirë. Për ne si prindër, ata janë frymëzimi ynë dhe pasuria më e madhe që e kemi. Urime 1 Qershori, Dita e Fëmijëve!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat