Bytyqi: Të krijomë mundësi të barabartë për të gjithë fëmijët

Kosova

Bytyqi: Të krijomë mundësi të barabartë për të gjithë fëmijët

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 16:11
Ai këto komente i bëri në konferencë me temën “Promovimi i paqes nëpërmjet edukimit”, me rastin e Ditës së Fëmijëve.

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, ka deklaruar se e kanë obligim t’iu ofrojë mundësi të barabartë fëmijëve që të edukohen dhe t’i gëzojnë të drejtat e tyre.

Ai këto komente i bëri në konferencë me temën “Promovimi i paqes nëpërmjet edukimit”, me rastin e Ditës së Fëmijëve.

Bytyqi tha se fëmijët i bëjnë përgjegjës për të ofruar edukim të mirë.

Bytyqi: Fëmijët të jenë të përgatitur

“MAShT-i ka obligim që të zhvillojë politikat e tyre për integrimin e fëmijëve në mënyrë të barabartë dhe të iu krijojë mundësi të barabartë të gjithë fëmijëve në Kosovë dhe mbi të gjitha të gëzojnë të drejtat e fëmijëve siç i gëzojnë fëmijët në mbarë botën. Ne përmes strategjive të ndryshme që i ka ministria e arsimit, i kemi përfshirë në dokumentet kryesore të drejtat e njeriut dhe të drejtat e fëmijëve”, tha ai.

Ndërsa, deputeti Ismajl Kurteshi, ka tha se do të bëjë ligje që garantojnë të drejtat e fëmijëve dhe mundësojnë arsimim të mirëfilltë.

“Do të angazhohemi që të bëjmë presion në Qeverinë e Kosovës, në MAShT, në MKRS për një shkollim të mirëfilltë të fëmijëve tanë që me të drejtë thuhet se janë e ardhmja e këtij vendi, dhe fëmijët tanë të kenë kushte të mira të shkollimit”, tha ai.

Drejtori i Muzeut të Kosovës, Skënder Boshtrakaj tha se i tha fëmijëve se duhet të fillojë të qojë mesazhe paqe nëpër vendet e botës.

Boshtrakaj: Të qojmë mesazhe paqeje

“Të bëjmë diçka edhe për kombet tjera dhe vendet tjera dhe të qojmë mesazhe paqeje aty ku mundemi. Mendoj që Kosova është e gatshme që të hyjë në një fazë të re, jo vetëm të jetë konsumator i paqes dhe sigurisë por edhe të eksportojmë”, tha ai.

Të pranishmit i përshëndeti shefi i zyrës së UNICEF-it, Brando Co, ku tha se fëmijët janë e ardhmja e çdo vendi dhe tanimë është koha e duhur për të investuar tek ata.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat