Me rastin e 1 Qershorit, qindra fëmijë vizituan Kuvendin

Kosova

Me rastin e 1 Qershorit, qindra fëmijë vizituan Kuvendin

Më: 1 qershor 2018 Në ora: 17:12
Fëmijët janë pritur nga kryetari Kadri Veseli dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.

Sot, me rastin e 1 Qershorit – Ditës së Fëmijëve, rreth 400 fëmijë, nxënës të shkollave fillore dhe të mesme nga e gjithë Kosova, kanë vizituar Kuvendin e Kosovës.

Fëmijët janë pritur nga kryetari Kadri Veseli dhe deputetë të tjerë të Kuvendit.

Gjatë qëndrimit në mjediset e legjislativit, ata janë njohur nga afër me punën dhe mënyrën e organizimit të institucionit më të lartë ligjvënës dhe përfaqësues të Kosovës.

Po ashtu, nxënësit kanë ndjekur edhe një pjesë të seancës së sotme plenare. Me këtë rast, kryeparlamentari Veseli ka përshëndetur fëmijët dhe i ka uruar ata për ditën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat